Moscovici: Tregjet duhet të ruajnë qetësinë përballë Greqisë

Komisioni Evropian theksoi të martën se tregjet financiare duhet të ruajnë pak më shumë qetësinë e tyre përballë Greqisë, në një kohë që vendi ka hyrë në një periudhë pasigurie politike që i shkaktuar humbje në bursë.

Moscovici: Tregjet duhet të ruajnë qetësinë përballë Greqisë

“Tregjet duhet të tregohen më besuese përballë Greqisë”, deklaroi komisioneri evropian i ngarkuar me çështjet ekonomike, Pierre Moscovici, në një konferencë shtypi në Bruksel.

“Autoritetet greke kanë marrë përgjegjësitë e tyre, nuk mund të bëj komente, është një vendim demokratik. Duket që tregjet janë gjithmonë të ndjeshme për pasiguritë politike”, shtoi ai.

Greqia ka hyrë sot në një periudhë pasigurish politike pas njoftimit për zgjedhje presidenciale të parakohshme që mund të sjellin zgjedhje legjislative dhe ardhjen në pushtet të një të majte radikale kundër reformave të vendosura nga kreditorët e trojkës. Ky skenar ka shkaktuar humbje në Bursën e Athinës, që regjistroi një rënie me 12,78 për qind, një rënie e pazakontë në 27 vjet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme