Rusia miraton privatizimin e aksioneve të Rosneft-it

Rosneft pritet të fitojë 6.5 miliard € nga shitja e 19,5 përqind të aksioneve.

Rusia miraton privatizimin e aksioneve të Rosneft-it

Kryeministri rus Dmitri Medvedev, të hënë aprovoi privatizimin e 19,5 për qind, nga 69,5 për qind të aksioneve shtetërore të gjigandit të naftës, Rosneft.

Sipas një njoftimi zyrtar, Rosneft pritet të fitojë 6.5 miliard € nga shitja e 19,5 përqind të aksioneve, nga 69,5 përqind sa janë në pronësi të Federatës Ruse.

Gjigandi rus i naftës kishte kërkuar ndihmë financiare prej 49 miliardë dollarë nga Fondi Kombëtar i Mirëqënies të qeverisë ruse në tetor.

Kompania ka pësuar kohët e fundit nga sanksionet perëndimore dhe nga rënia e çmimeve të naftës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme