"Moody’s" uli vlerësimin për Japoninë

“Moody’s” uli notën për Tokion nga “Aa3″ në “A1″ pas hyrjes në recesion të Japonisë.

"Moody’s" uli vlerësimin për Japoninë

Agjencia e vlerësimit financiar, “Moody’s”, njoftoi sot se uli notën mbi borxhin afat gjatë të Japonisë për shkak të një rritje të ndjeshme të këtij të fundit.

“Moody’s” uli notën për Tokion nga “Aa3″ në “A1″ pas hyrjes në recesion të Japonisë.

Agjencia citoi një pasiguri në rritje për sa i përket aftësisë së Japonisë që të arrijë objektivat e reduktimit të deficitit buxhetor dhe paraqet dyshimet e veta mbi efikasitetin e masave të marra për të rifilluar dhe mbështetur rritjen ekonomike në një kontekst të presionit të deflacionit.

Pas fillimit shumë premtues dhe lavdërimeve në të gjithë botën, “abenomics”-at (Abe plus ekonomi), që i referohet kryeministrit Shinzo Abe, kanë filluar të tkurren së fundmi, pas konfirmimit të recesionit të arqipelagut në tremujorin e tretë.

Kryeministri shkaktoi zgjedhjet e parakohshme dhe u rikthye në një ligj të votuar në vitin 2012 mbi rritjen e TVSH-së japoneze.

Ai vendosi që në prill 2017 të ketë një rritje të dytë të kësaj takse fillimisht të parashikuar në tetor 2015, duke konstatuar se është rritja e parë prej 17 vitesh, që kishte ulur rritjen ekonomike prej më shumë se një vit më parë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme