SHBA-Vazhdon ulja e çmimit të naftës

Kjo rënie vjen si pasojë direkte e shpalljes nga OPEC-u i mbajtjes së tabanit të nivelit të prodhimit në 30 milionë fuçi në ditë.

SHBA-Vazhdon ulja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës, i dobësuar nga vendimi i Organizatës së Vendeve Eksprotuese të Naftës (OPEC) për të mbajtur të njëtjën sasi prodhimi, ka rënë sot me më shumë se 7 dollarë në Nju Jork duke kaluar nën nivelin e 70 dollarë për fuçi në Londër.

Kjo rënie vjen si pasojë direkte e shpalljes nga OPEC-u i mbajtjes së tabanit të nivelit të prodhimit në 30 milionë fuçi në ditë, nivel ky i fiksuar prej tre vitesh, dhe ky vendim u mor pavarësisht rënies së fortë të çmimit që prej verës.

“OPEC-u do të vazhdojë të furnizojë botën me naftën e vetë me shpresën që të bllokojë prodhimin e naftës argjilore amerikane, bumi i të cilit kërcënon fuqishëm pjesët e tregut të anëtarëve të kësaj organizate”, komentoi Phil Flynn i kompanisë
“Futures Group”.

“Ndonëse sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut, Abdallah El Badri, garanton se nuk kërkon t’i dërgojë sinjale askujt, menaxherët e bursave e dinë se çdo të thotë. Kjo është një deklaratë për luftë mbi prodhimin, të gjitha letrat janë në tavolinë, dhe OPEC-u po luan ekzistencën e vetë”, shtoi ai.

“Kjo duket si një fitore e plotë e Sauditëve dhe e aleatëve të tyre të Gjirit Persik”, vlerësoi nga ana e tij, Michael Wittner, analist i banës “Société générale”.
Ndryshe nga anëtarët e OPEC-ut, që përkrahin hapur një ulje të prodhimit, Arabia Saudite u shpre pro që të lihen të veprojnë mekanizmat e tregut.

Pra oferta do të qëndrojë e bollshme në tregun botëror dhe përballë një kërkese në rënie, kjo sasi e arit të zi bën që çmimet të bien, në një rënie prej më shumë se 35 për qind që prej qershorit.

“Ndonëse OPEC-u respekton nivelin e 30 milionë fuçive në ditë, ky vendim implikon një tepricë prej rreth 700 mijë fuçi në ditë në vitin 2015″, theksoi Tim Evans i “Citi”-t.

“Por nëse nëse merren parasysh edhe luhatjet sezonale të konsumit të energjisë në botë, kjo mund të sjellë një tepricë prej 1,2 milionë fuçi në ditë në tremujorin e parë”, shtoi ai.

“Gjetja e blerësve që duan të marrin këtë tepricë dhe të magazinojnë mjaftueshëm rezerva kërkon një ule edhe më të madhe të çmimit”, vazhdoi Tim Evans.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme