OPEC: Niveli i prodhimit të naftës mbetet i njëjtë

Çmimi i naftës së papërpunuar gjatë takimit të djeshëm ka rënë prej 75,44 në 74,34 dollarë.

OPEC: Niveli i prodhimit të naftës mbetet i njëjtë

Pas takimit pesë orësh të mbajtur sot në Vjenë, përfaqësuesit e vendeve anëtare të OPEC-ut u pajtuan që niveli i prodhimit të naftës mos të zvogëlohet.

Sipas ministrave të prodhimit të naftës nga Arabia Saudite dhe Kuvajti, OPEC nuk ka marrë vendimin i cili do të ndikojë në ndryshimin të prodhimit.

"Duke pasur parasysh pasigurinë dhe rrezikun në lidhje me oferta dhe kërkesa, OPEC do të vazhdojë të prodhojë 30 milionë fuçi naftë në ditë", deklaroi zëdhënësi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës.

Pritet se vendimi nuk do të ndikojë në mbingarkimin e tregut me oferta, por pritet që çmimet do të vazhdojnë të bien.

Çmimi i naftës së papërpunuar gjatë takimit të djeshëm ka rënë prej 75,44 në 74,34 dollarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme