Ministri Zejbekçi do të vizitoj Rusinë

Gjatë vizitës së tij në Moskë, Ministri Zejbekçi do të bisedojë në lidhje me mundësitë për bashkëpunim për të rritur vëllimin tregtar mes dy vendeve.

Ministri Zejbekçi do të vizitoj Rusinë

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi pas vizitës në Luksemburg do të kalojë në Rusi.

Gjatë vizitës së tij në Moskë, Ministri Zejbekçi do të bisedojë në lidhje me mundësitë për bashkëpunim për të rritur vëllimin tregtar mes dy vendeve.

Në deklaratën e bërë pas përfundimit të vizitës së tij në Luksemburg, Nihat Zejbekçi tha se objektivi është që vëllimin tregtar mes Turqisë dhe Rusisë në vitin e ardhshëm ta nxjerrin në 100 miliardë dollarë.

“Synojmë që deri në fund të vitit të heqim të gjitha kuotat tregtare mes dy vendeve”, deklaroi Zejbekçi.

Duke e bërë të ditur se bisedimet në lidhje me marrëveshjen e tregtisë preferenciale janë duke vazhduar, Ministri Zejbekçi tha se me këtë marrëveshje do të rritet vëllimi i sektorëve të transportit, ndërtimtarisë, shëndetësisë, të shërbimeve dhe bujqësisë.

Zejbekçi tha se në këtë mënyrë do të rritet edhe pjesa e prodhuesve turq në tregun rus të ushqimit.

Nihat Zejbekçi gjithashtu bëri të ditur se ulja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare do të kontribuoj në uljen e deficitit të llogarive rrjedhëse në Turqi.

Objektivi i vitit të ardhshëm në çështjen e uljes së deficitit buxhetor është 4 deri në 4,5%, deklaroi Zejbekçi ndërsa shtoi se kjo do të ndikoi edhe tek konsumatorët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme