Mbi tavolinën e KE ndodhen projekte në vlerë 700 miliardë euro

Komisioneri evropian theksoi se projektet e para do të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Mbi tavolinën e KE ndodhen projekte në vlerë 700 miliardë euro

Rreth 700 miliardë euro projekte janë tashmë në tryezën e Komisionit Evropian, deklaroi komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici, në kuadër të planit të investimit publikuar nga Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian njoftoi një plan destinuar mobilizimit të 315 miliardë eurove për investimet në mbështetje të rritjes ekonomike dhe rivendosjes së Evropës në punë.

“Në tryezën e Komisionit, ndodhen rreth 700 miliardë euro projekte që ekzistojnë dhe që do të filtrohen dhe do të zgjidhen”, deklaroi Pierre Moscovici për radion France Inter.

Komisioneri evropian theksoi se projektet e para do të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur. Që prej vitit 2015, do të duhet të zbatohen projektet e para.

“Këto projekte do të zgjidhen në funksion të zhvillimit të tyre, duhet që kjo të ndodhë sa më shpejt në funksion të kapacitetit të tyre për të nxitur potencialin e rritjes ekonomike në Evropë”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme