Biden: BE të forcojë pavarësinë energjetike në raport me Rusinë

Zv/presidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi sot Bashkimit Evropian që të garantojë sigurinë e saj energjetike, duke dënuar veprimet e mëparshme të Rusisë për sa i përket kërkesës energjetike, veçanërisht në mbështetje të krizës ukrainase.

Biden: BE të forcojë pavarësinë energjetike në raport me Rusinë

“Evropa duhet të sigurojë diversifikimin e burimeve të saj të energjisë, veçanërisht përballë gazit dhe naftës ruse”, deklaroi Biden gjatë një fjalimi të mbajtur para qendrës së reflektimit "Këshilli Atlantik" në Stamboll.

“Kriza ukrainase ka provuar edhe një herë zakonin e Rusisë për të përdorur livrimet energjetike si armë politike kundër fqinjëve”, theksoi ai me keqardhje.

“Kjo përbën një problem të madh strategjik”, nënvizoi numri 2 i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se ka ardhur koha për të reaguar.

“Moska duhet dhe do të qëndrojë një furnizues i rëndësishëm i energjisë në Evropë”, shtoi Biden.

Rusia mund të jetë një aktor, por duhet të respektojë rregullat dhe jo të luajë me ato”, vijoi zv/presidenti amerikan.

Pas mosmarrëveshjeve për një kohë të gjatë për çmimin e gazit rus mes Kievit dhe Moskës, që ndërpreu livrimet e saj në muajin qershor, Ukraina, Rusia dhe BE-ja arritën në fund të tetorit një marrëveshje të përkohshme, që garanton furnizimin e Ukrainës me gaz rus, por gjithashtu të Evropës për dimrin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme