Rama nxit sektorin privat kuvajtian për investime në Shqipëri

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka kërkuar sektorit privat kuvajtian të investojë në sektorë të ndryshëm të vendit të tij, duke përgëzuar shtetin e Kuvajtit për kontributin e tij për zhvillimin e Shqipërisë.

Rama nxit sektorin privat kuvajtian për investime në Shqipëri

Kryeministri ka dhënë një intervistë për Agjencine e lajmeve kuvajtiane “Kuna”, në kuadër të vizitës zyrtare dyditore që po zhvillon në Shtetin e Kuvajtit.

“Ne jemi gati të mirëpresim investimet private në Shqipëri, kështu mund të zhvillojmë edhe më shumë këto marrëdhënie duke mbështetur investitorët kuvajtian që të investojnë në shqipëri në sektorë të ndryshëm”, tha Rama, i cili i përshkroi marrëdhëniet me Kuvajtin si speciale.

Gjatë intervistës me Agjencinë Kuvajtiane të Lajmeve (KUNA), Rama u shpreh se kishte filluar takimet me sektorin privat në Kuvajt për të analizuar se si sipërmarrës të rëndësishëm mund të hapin biznese të rëndësishme në Shqipëri në fusha të ndryshme si pasuritë e paluajtshme, bujqësia, turizmi dhe uji.

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Kuvajtit dhe Shqipërisë fillojnë që në vitet 1990. Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria ishte nga vendet e para që dënuan pushtimin e Kuvajtit nga Iraku në gusht 1990.

Fondi Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab (KFAED) ka që prej vitit 1993 ka dhënë gjashtë hua praj 21,5 milionë dinarë kuvajtian (KD) (72,9 milionë dollarë) për projekte bujqësore dhe transporti në Shqipëri.

Rama, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Ekonomisë, tha se do të takohet me Madhërinë e tij Sheikun Amir Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe Madhërinë e tij kryeministrin Sheiku Jaber Mubarak Al-Hamad Al-Sabah si dhe zyrtarët e KFAED-s.

Kryeministri shqiptar, i shoqëruar gjithashtu edhe nga katër anëtarë të parlamentit, tre kryetarë komunash dhe një delegacion prej 16 përfaqësuesish të bizneseve, tha se KFAED ka luajtur një rol të rëndësishëm në periudhën e vështirë të tranzicionit shqiptar.

Kuvajti dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme për të promovuar dhe mbrojtur investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, teknik, ligjor dhe gjyqësor.

Një forum ekonomik i sponsorizuar nga Dhoma Kuvajtiane e Tregtisë dhe Industrisë do të mbahet me rastin e vizitës së Ramës për tu fokusuar në shanset për tregti dhe investime që sjell një rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme