Liderët botërorë në Brisbejn për samitin e G20-s

Liderët botërorë do të mblidhen sot në kuadër të zhvillimit të samitit të G20-s, që do të mbahet në qytetin e Kuinslendit, në Brisbejn.

Liderët botërorë në Brisbejn për samitin e G20-s

Samiti dyditor, ku do të marrin pjesë mes të tjerësh edhe liderët e SHBA-Së, Kinës dhe Rusisë, do të përqendrohet në promovimin e rritjes ekonomike.

Kryeministri australian Tony Abbott deklaroi se një temë që duhet diskutuar është ajo e krijimit të vendeve të reja të punës, identifikimi i mashtrimit me taksat dhe përforcimi i ekonomisë globale.

”Sfida për liderët e G20-ës është e qartë, nxitja e rritjes ekonomike, krijimi i vendeve të punës dhe forcimi i qetësisë financiare. Ne duhet të nxisim kërkesën për të shmangur deflacionin që kërcënon ekonomitë më të mëdha të Evropës”, shtoi Abbott.

Tensionet me Rusinë mbi çështjen e Ukrainës pritet të jenë gjithashtu pjesë e bisedimeve, ndërkohë që aktivistët e shoqërisë civile kërkojnë edhe trajtimin e ndryshimit të klimës.

”Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti në Brisbejn ku do të marrë pjesë në samitin e G20-s”, theksoi një gazetar, ndërkohë që Moska është bërë objekt i kritikave në rritje për rolin e saj në krizën ukrainase.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme