ISID-i shtyp monedhat e veta në ar, argjend dhe bakër

ISID-i deklaroi të enjten se do të shtypë monedhat e veta në ar, argjend dhe bakër, që do të përdoren në territoret e kontrolluara në Siri dhe Irak.

ISID-i shtyp monedhat e veta në ar, argjend dhe bakër

“Nëse Zoti e kërkon, do të prodhohen monedha të ndryshme në flori, argjend dhe bakër”, theksoi ISID-i në një komunikatë të publikuar të enjten në internet.

Kjo organizatë terroriste, që kontrollon një territor të madh sa Britania e Madhe, por që në pjesën më të madhe është shkretëtirë, shpjegon se objektivi është ndryshimi i sistemin monetar tiranik, që u është imponuar myslimanëve dhe që solli shtypjen e tyre.

Ai gjithashtu theksoi se “objektivi është të lirojë myslimanët nga merkantilizmi dhe nga opresioni ekonomik satanik”.

Në fotot e publikuara nga ISID-i, paraqitet në njërën anë “shteti islamik”, ndërsa në tjetrën “kalifati”, pesha dhe vlera e monedhës.

Simbole si Xhamia Al-Aksa në Jerusalem shfaqen gjithashtu në monedha të ndryshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme