Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rubla ruse në zi, zhvlerësohet mbi 10 për qind

Rubla ruse, e dobësuar nga kriza ukrainase dhe rënia e vazhdueshme e çmimeve të naftës, regjistroi të premten nivelin më të ulët prej më shumë se 10 për qind të vlerës së saj.

Rubla ruse në zi, zhvlerësohet mbi 10 për qind

“Tregu i këmbimit valutor ndodhet pranë një situate paniku që kërcënon stabilitetin financiar”, theksuan analistët e bankës publike ruse, VTB24.

Euro ka tejkaluar pragun e 60 rublave, duke arritur në 60,27 rubla, ndërkohë që dollari ka arritur në 48,64 rubla.

Rubla ka humbur një të katërtën e vlerës që prej fillimit të vitit, e zhytur nga rrjedhjet e kapitaleve si pasojë e krizës ukrainase dhe sanksioneve perëndimore, duke shkaktuar një ulje të çmimeve.

Si pasojë e rënies në bursa të çmimit të naftës, furnizuesja kryesore e të ardhurave në Rusi, fenomeni ka marrë një kthesë dramatike këtë javë dhe monedha ruse regjistron humbje në më shumë se 10 për qind.

Rënia regjistroi rritje të mërkurën, kur Banka Qëndrore njoftoi reduktimin me 350 milionë dollarë në ditë të ndërhyrjeve të saj destinuar për mbajtjen e rublës brenda një game të paracaktuar, kundrejt disa miliarda eurove deri në atë kohë.

Megjithatë, institucioni ka njoftuar se do të vazhdojë të ndërhyjë në rast kërcënimi për stabilitetin financiar.

Popullsia, e përballur me një inflacion prej më shumë se 8 për qind dhe që sipas ekonomistëve mund të arrijë deri në 10 për qind në fillim të vitit 2015, ka reduktuar shpenzimet e mëdha, duke prekur veçanërisht tregun e automobilave dhe sektorin turistik.

Ekonomia ruse, tashmë në humbje të shpejtë, ndodhet në prag të recesionit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme