BE – Cameron arrin marrëveshje për pagesën në buxhetin evropian

Evropianët i dhanë të premten Britanisë së Madhe mundësinë që të ndryshojë pas zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2015 pagesën e zgjeruar me 2,1 miliardë euro në buxhetin evropian për vitin 2014, por pa fshehur zemërimin e tyre përballë shantazheve të ushtruara nga David Cameron.

BE – Cameron arrin marrëveshje për pagesën në buxhetin evropian

“Është një sukses real”, përgëzoi ministri britanik i Financave, George Osborne, duke komentuar marrëveshjen e negociuar me homologët e tij evropianë në Bruksel.

“Ne morëm të drejtën të paguajmë me dy këste duke filluar nga mesi i dytë i vitit të ardhshëm dhe nëse konstatohen gabime në përllogaritje, paratë do të na rimbursohen”, shpjegoi ai.

“Marrëveshja kënaq të gjithë, dhe nuk godet asnjë”, komentuan delegacionet e tjera duke shprehur një farë irritimi përballë brohoritjeve për fitore të britanikëve.

“Londra thjesht arriti të spostojë pagimin më 1 shtator 2015, dhe të mund ta paguajnë pas zgjedhjeve të majit”, shpjegoi një nga negociatorët për median.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme