Thomsen drejtor i ri i Departamentit Evropian të FMN-së

Thomsen gjatë karrierës së tij 32-vjeçare ka kryer edhe detyrat e Zëvendës Drejtorit të Departamentit Evropian dhe Misionit të Përhershëm të Lartë në Rusi.

Thomsen drejtor i ri i Departamentit Evropian të FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka njoftuar se ka emëruar si Drejtor të Departamentit Evropian, danezi Poul Thomsen.

Sipas një deklarate për shtyp nga FMN, Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde ka emëruar si Drejtor të Departamentit Evropian, danezin Poul Thomsen.

Thomsen që nga fundi i korrikut kur ish-drejtori për Evropën, Reza Moghadam dha dorëheqjen e deri më tani, ka qenë në pozicionin e ushtruesit të detyrës së drejtorit.

Pozita e Thomson-it që nga dita e sotme ka hyrë në fuqi zyrtarisht me kompetenca të plota.

Lagarde, duke i bërë një vlerësim karrierës së suksesshme të Thomsen-it, në lidhje me emërimin e tij tha se: "Drejtuesit e FMN-së dhe unë jemi të sigurt se Thomsen është personi i duhur për këtë pozicion dhe presim me padurim për të bashkëpunuar me të”.

Thomsen gjatë karrierës së tij 32-vjeçare ka kryer edhe detyrat e Zëvendës Drejtorit të Departamentit Evropian dhe Misionit të Përhershëm të Lartë në Rusi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme