Moska ndërpret livrimin e gazit për shkak të borxhit të Beogradi

Sipas të përditshmes “Danas” Presidenti rus Vladimir Putin vendosi të premte të ndërpresë livrimin e gazit për Serbinë në masën 28 për qind.

Moska ndërpret livrimin e gazit për shkak të borxhit të Beogradi

Sipas disa burimesh të afërta me dosjen, Putini mori këtë vendim pasi ishte i pakënaqur nga vizita e tij e fundit në Beograd, kur kryeministri serb Aleksandar Vuçiç refuzoi të nënshkruajë një protokoll mbi pagimin e borxhit të Serbisë ndaj Rusisë mbi gazin deri në mars të vitit 2015, që kap afërsisht shumën e 200 milionë dollarëve.

Sipas të njëjtit burim, Vuçiç refuzoi të nënshrkuajë një garanci që serbia do të paguajë borxhin deri në Mars, ndërkohë që argumentimi i tij mbi këtë çështje ishte se “kërkesa e Putinit ishte e papërshtatshme dhe e padrejtë, duke pasur parasysh faktin se Rusia është duke nxjerrë shumë përfitime në Serbi nëpërmjet kompanisë NIS (Industria Serbe e Naftës)”.

Në gusht, Ministri i Punëve të Brendshme ngriti një grup pune për të shitur kompaninë NIS tek kompania ruse “Gazprom Neft”.

NIS-i u privatizua në dhjetor të 2008 si pjesë e një pakete marrëveshjesh mbi energjinë mes Serbisë dhe Rusisë, që u mbyll gjatë qeverisjës se Vojislav Koshtunica.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme