Gjykata e Prishtinës u jep të drejtë punëtorëve të KEDS

Gjykata Themelore e Prishtinës nuk do ta ndalojë grevën e punëtorëve të Korporatës Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

Gjykata e Prishtinës u jep të drejtë punëtorëve të KEDS

Sipas agjencisë “KosovaPress” gjykata i ka dhënë të drejtë sindikalistëve për organizimin e grevave.

Punëtorët e KEDS zhvilluan prej disa ditësh një grevë, për shkak të mosrealizimit të kërkesave për ngritje të pagave,sistemimit të punëtorëve, si dhe për zbatimin e kontratës kolektive.

Sindikata e Pavarur ElektroKosova ka deklaruar se dallimi mes pagave ndërmjet punëtorëve të KEDS dhe KEK, arrin deri në 40%. E sipas tyre, janë rreth 50 punëtorë të KEDS-it vetëm në Prishtinë, të cilët janë jashtë sistemimit të punës. Punëtorët kërkojnë që t`u rriten pagat për 120 euro në mënyrë lineare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme