Gjermani - 1 në çdo 6 vetë është i varfër

Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani, 16.1% e popullsisë (afërsisht 13 milionë njerëz) përballen me varfërinë.

Gjermani - 1 në çdo 6 vetë është i varfër

Në Gjermani një në çdo 6 persona vuan nga varfëria.

Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani, 16.1% e popullsisë (afërsisht 13 milionë njerëz) përballen me varfërinë.

Megjithëse tregu i punës është mirë në Gjermani, tërheq vëmendjen mos-ndryshimi i rrezikut të varfërisë në krahasim me vitet e mëparshme. Në veçanti, për gratë që jetojnë vetëm, ky raport është më i lartë. Për gratë 17-64 vjeç ky raport shkon 18% dhe për burrat 16%.

Shkalla e varfërisë në mesin e të papunëve është 69.3%, ndërsa kjo normë në mesin e të punësuarve është 8.6%.

Ata që fitojnë 60 për qind të të ardhurave mesatare në Gjermani konsiderohen të varfër. Kjo shifër është 979 € në muaj për ata që jetojnë vetëm, ndërsa në bazë vjetore është e barabartë me 11 749 euro. Në rastin e familjeve me 2 fëmijë kjo normë shkon në 2056 € në muaj.

Rreziqet e varfërisë për fëmijët nën moshën 15-vjeçare në Gjermani është rreth 15.7 për qind.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme