Maqedoni - TIKA do të kontribuojë për kultivimin e orizit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) njoftoi se në kuadër të projektit për kultivimin e orizit dhe të prodhimit në masë në Maqedoni do të kultivohen varietetet e orizit turk.

Maqedoni - TIKA do të kontribuojë për kultivimin e orizit

Në një komunikatë të lëshuar nga TIKA theksohet se fermerët maqedonas do të kultivojnë varietetet e orizit turk në vend të vetmit lloj që ka mbetur që nga periudha e ish-Jugosllavisë.

Sipas deklaratës, sektori i prodhimit të orizit në Maqedoni këto vitet e fundit është përballur me vështirësi serioze si reduktimi i cilësisë dhe prodhimtarisë, krahas kësaj edhe ka ndikuar edhe mungesa e varieteteve.

TIKA duke mundësuar zhvillimin e kultivimit të drithërave me rendiment dhe cilësi më të lartë të orizit në Maqedoni ka rritur në këtë mënyrë edhe të ardhurat e bizneseve familjare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme