Norvegjia: Nuk mund të jemi alternativë e gazit rus në Evropë

Ministri norvegjez i Energjisë Lien tha se Norvegjia nuk ka sasi të mjaftueshme të gazit për të plotësuar nevojat e të gjitha 28 shteteve anëtare të BE-së në rast se Rusia pezullon shpërndarjen e gazit në vendet e BE-së.

Norvegjia: Nuk mund të jemi alternativë e gazit rus në Evropë

Ministri norvegjez i Energjisë Tord Lien, në një letër dërguar zyrtarëve të Bashkimit Evropian paralajmëron se vendi i tij nuk ka kapacitet për të qenë një alternativë e mjaftueshme nëse Rusia pezullon shpërndarjen e gazit në vendet evropiane.

Gazeta norvegjeze “Aftenposten” shkruan se Ministri Lien theksoi se Norvegjia nuk ka sasi të mjaftueshme të gazit për të plotësuar nevojat e të gjitha 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Duke shtuar se nuk është e mundur për të rritur kapacitetin e prodhimit të Norvegjisë, Ministri Lien tha se përpjekja për ta bërë këtë ka sjellë një presion të madh tek autoritetet norvegjeze.

Pas fillimit të krizës në Ukrainë dhe njoftimet se Moska mund të pezullojë furnizimin e Evropës me gaz, zyrtarët e BE-së për mundësi alternative së pari u janë drejtuar Norvegjisë, distributorit të dytë më të madh të gazit në Evropë.

Në konferencën e mbajtur në fund të shtatorit, Norvegjia ka thënë qartë se nuk ka asnjë mundësi për të rritur kapacitetin e prodhimit. Norvegjia gjatë këtij viti ka prodhuar 106 miliardë metra kub gaz, ndërsa vitin e ardhshëm planifikon të prodhojë një miliardë metra kub më pak. Këto të dhëna janë tregues i qartë se Bashkimi Evropian nuk mund të pres sasi shtesë të gazit nga ai vend nëse Rusia pezullon shpërndarjen e gazit në vendet e BE-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme