Pilotët e Lufthansa Cargo nesër janë në grevë

Sindikata e Lidhjes Cockpit njoftoi se pilotët e firmës Lufthansa Kargo do të jenë në grevë në datat 8-9 tetor.

150298
Pilotët e Lufthansa Cargo nesër janë në grevë

Sipas një njoftimi të bërë nga Sindikata e Lidhjes Cockpit pilotët e firmës Lufthansa Kargo do të lënë punën nga data 8 tetor ora 03:00 deri më 9 tetor 22:30 sipas orës lokale.

Në njoftim thuhet se synimi i grevës dyditore është arritja e një marrëveshjeje me kompaninë për firmosjen e një kontrate kolektive që përcakton mënyrën e daljes në pension.

Në njoftim gjithashtu thuhet se firma Lufthansa Kargo nuk ka bërë lëshime në të shumtat e kërkesave të pilotëve dhe për këtë arsye sindikata është detyruar të marrë masa të tilla.

Sindikata tha gjithashtu se janë të gatshëm për bashkëpunim me drejtuesit e kompanisë Lufthana, duke i bërë thirrje kompanisë që të dërgojë sërish sinjale për rifillimin e bisedimeve konstruktive.

Në bisedimet që janë zhvilluar deri më tani ndërmjet Sindikatës VC dhe Kompanisë së Lufthansës nuk është arritur në një marrëveshje mbi procesin e daljes në pension të 5 mijë e 400 pilotëve që punojnë në kompaninë Lufthansa Cargo dhe Germanwings. Drejtuesit e Lufthansës duan që moshën e daljes në pension për pilotët ta rrisin nga 55 në 60 dhe moshën mesatare të shkëputjes nga puna ta rrisin nga 58 që është momentalisht në 61.

Si reagim ndaj kësaj deri më tani sindikata VC ka bërë 4 greva dhe si pasojë e këtyre grevave janë anuluar 4 mijë e 300 fluturime të planifikuara të Lufthansës. Njoftohet se nga grevat në fjalë janë prekur rreth 480 mijë pasagjerë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme