Vazhdon ngadalësimi i rritjes ekonomike në eurozonë

Rritja ekonomike ka regjistruar një ngadalësim të ndjeshëm në muajin shtator në zonën euro.

Vazhdon ngadalësimi i rritjes ekonomike në eurozonë

Rritja ekonomike ka regjistruar një ngadalësim të ndjeshëm në muajin shtator në zonën euro duke arritur në nivelin më të ulët në 10 muaj, theksoi sot organizmi financiar ”Markit” që publikon treguesin PMI.

“Rritja ekonomike në zonën euro ka mbetur e brishtë në tremujorin e tretë, sipas të dhënave të PMI-së në muajin shtator. Pas një frenimi të PBB-së në tremujorin e dytë, rezultatet e fundit të studimit parashikojnë një rritje ekonomike të ulët, nga 0,2 për qind në 0,3 për qind”, nënvizon Chris Williamson, kryeekonomist i ”Markit”-it.

”Për më tepër, ngadalësimi i rritjes ekonomike tregon se tremujori i katërt do të vijojë të jetë i vështirë për zonën euro”, theksoi Howard Archer, nga ”IHS Global Insight”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme