Eurozonë - Inflacioni i shtatorit në nivelin 0,3 për qind

Inflacioni është ngadalësuar në shtator në eurozonë në 0,3 për qind, niveli më i ulët që prej vitit 2009, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave “Eurostat” në një vlerësim të parë.

Eurozonë - Inflacioni i shtatorit në nivelin 0,3 për qind

Inflacioni ishte 0,4 për qind në gusht dhe në një për qind një vit më parë, këto të dhëna do të rrisin frikën për deflacion në eurozonë.

Ky fenomen, që sjell një ulje të përgjithshme të çmimeve, mund të sjellë një rreth vicioz për ekonominë, duke bërë që konsumatorët të ulin blerjet e tyre në shpresë të një ulje tjetër të çmimeve, kompanitë të zvogëlojnë prodhimin për t’u përshtatur me kërkesën, duke sjellë një ulje të rrogave, që sjell gjithashtu një rënie të kërkesës dhe të çmimeve.

Kjo do të sjellë presion mbi BQE-në (Banka Qendrore Evropiane)  që mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme në Napoli. Ajo ka për objektiv të mbajë një inflacion stabël por lehtësisht nën dy për qind.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme