Delegacioni i tregtisë së SHBA viziton Turqinë

Në delegacionin e kryesuar nga sekretarja amerikane e Tregtisë, Penny Pritzker marrin pjesë edhe krerët e kompanive më të mëdha të SHBA.

Delegacioni i tregtisë së SHBA viziton Turqinë

Një delegacion i madh i tregtisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vizitoj Turqinë.

Në delegacionin e kryesuar nga sekretarja amerikane e Tregtisë, Penny Pritzker marrin pjesë edhe krerët e kompanive më të mëdha të SHBA.

Vizita e delegacionit amerikanë në Turqi ka për qëllim shtimin e vëllimit tregtar dhe të investimeve amerikane.

Pas vlerësimeve të sukseseve të kohëve të fundit të ekonomisë së Turqisë dhe Polonisë nga ana e Këshillit të Amerikan të Eksportit (PEC) u mor vendim që delegacioni në fjalë të vizitoj këto dy vende.

Ndalesa e parë e delegacionit ishte Polonia.

Bëhet e ditur se investitorët amerikanë janë vënë në veprim posaçërisht pas potencialit të rritjes që treguan disa sektorë.

Delegacioni më i madh i ardhur në Turqi nga SHBA, pas kthimit në vend do ti paraqesin Presidentit Barak Obama një raport gjithëpërfshirës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme