Kosova, vendi me zhvillimin më të lartë ekonomik në rajon

Kosova aktualisht ka zhvillimin më të lartë ekonomik në rajon dhe është shembull për disiplinë fiskale, tha ministri i Financave, Besim Beqaj, në hapjen e panairit të produkteve vendore në kuadër të “Forumit të Biznesit – Prizreni 2014”.

Kosova, vendi me zhvillimin më të lartë ekonomik në rajon

Ai bëri të ditur se Kosova ka përfunduar me sukses SBA-në me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe aktualisht është duke u menduar që bisedat të vazhdojnë me një program të ri, i cili do të shprehte pjekurinë institucionale të Kosovës dhe faktin se Kosova është shembull për disiplinë fiskale, siç kanë vlerësuar edhe përfaqësuesit e FMN-së.

Ministri Besim Beqaj në kuadër të “Forumit për biznese – Prizreni 2014” gjithashtu mori pjesë edhe në konferencën, e cila u mbajt në Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme