Pekini injekton likuiditete të konsiderueshme në banka

Pekini do të injektojë 500 miliardë juan në bankat e tij më të mëdha, njoftojnë mediat.

Pekini injekton likuiditete të konsiderueshme në banka

Pekini do të injektojë 500 miliardë juan në bankat e tij më të mëdha, sipas medias, ndikimi real i së cilës i bën analistët skeptikë, por që mund të jetë fillimi i masave të reja për frenimin e ngadalësimit të ekonomisë së dytë botërore.

Agjencia e lajmeve ”Sina” njoftoi, duke cituar burime nga institucionet financiare, se Banka Qendrore e Kinës (PBOC) do të injektojë 63 miliardë euro (81 miliardë dollarë) në pesë bankat më të mëdha të vendit, të gjitha nën kontrollin e shtetit.

PBOC nuk e ka konfirmuar këtë injektim të ardhshëm të likuiditeteve, njoftimi i të cilës u bë nga agjencia e lajmeve ‘”Sina”.

“Nëse konfirmohet, kjo do të tregojë se drejtuesit kinezë kanë qenë të ndjeshëm ndaj një ndryshimi të treguesve të aktivitetit ekonomik në muajin gusht”, reaguan ekspertët e bankës.

“Pekini do të ndërmarrë një sërë masash të reja për modifikimin monetar dhe ekonominë në javët e ardhshme për rritjen e besimit dhe stabilizimin e rritjes ekonomike”, theksoi Lu Ting, nga ”Merrill Lynch”.

ICBC, banka më e madhe në vend, Bank of China, China Construction Bank, Agricultural Bank of China dhe Bank of Communications do të marrin secila 100 miliardë juan në tre muaj, sipas medias.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme