Barroso-Putin theksojnë rëndësinë e vijimit të dialogut për gazin

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i KE-së, Zhoze Manuel Barrozo, theksuan mbrëmë rëndësinë për vazhdimin e dialogut mbi livrimet e gazit rus drejt Evropës.

Barroso-Putin theksojnë rëndësinë e vijimit të dialogut për gazin

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barrozo, zhvilluan mbrëmë një bisedë telefonike, bëri të ditur zyra e të shtypit të Kremlinit.

“Ky dialog është i destinuar të garantojë livrime të pandërprera të gazit rus drejt Evropës nëpërmjet territorit ukrainas”, njoftoi Kremlini në një komunikatë.

Rusia ndërpreu në mes të qershorit livrimet e saj të gazit drejt Ukrainës, që nuk pranoi rrtijen e çmimit të vendosur nga Gazpromi pas ardhjes në pushtet të krerëve properëndimorë dhe që, sipas Moskës, Kievi ka 5,3 miliardë dollarë borxhe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme