Stamboll – Të hënën fillon Samiti Ndërkombëtar i Financave

Samiti i pestë i Financave që do të zhvillohet në Stambolli do të presë udhëheqësit financiare nga shumë vend të botës, duke filluar që nga Amerika e Veriut, Evropa, vendet e Gjirit e deri në ato nga Azia Lindore.

Stamboll – Të hënën fillon Samiti Ndërkombëtar i Financave

Ekspertët e financave dhe ekonomisë nga e gjithë bota do të mblidhen në Stamboll të hënën për një samit dy-ditor, raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti i pestë i Financave që do të zhvillohet në Stamboll do të presë udhëheqësit financiare nga Amerika e Veriut, Evropa, vendet e Gjirit dhe nga Azia Lindore.

"Ky samit do të kontribuojë duke u bërë një referencë dhe qendër ndërkombëtare për financat," tha Profesor Murat Jylek (Murat Yülek), kryetar i bordit këshillues të samitit.

Tema kryesore e veprimtarisë së samitit për këtë viti është: financat dhe të rejat në fushën e sistemit bankar, të investimeve, kapitaleve, etj. Samiti do të fokusohet edhe në metodat e financimit për infrastrukturën dhe qendrave financiare.

Nga personalitetet e larta që do të vizitojnë samitin përfshihen edhe Ministri i Financave i Turqisë dhe Guvernatori i Bankës Qendrore turke.

Samiti i vitit të kaluar priti 64 ekspertë nga 15 vende, si dhe të ftuar dhe të pranishëm nga mbi 50 vende.

Samiti sponsorizohet dhe mbështetet nga Banka Qendrore Turke dhe Nënsekretariati i Thesarit.

Një partner i këtij samiti në komunikimin për publikun të zhvillimeve kryesore nga ky samit do të jetë edhe agjencia e lajmeve “Anadolu”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme