Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

FMN-ja: Pavarësia e Skocisë, e rrezikshme

FMN-ja paralajmëroi se pavarësia e Skocisë do të jetë e rrezikshme dhe me efekte negative në ekonomi.

FMN-ja: Pavarësia e Skocisë, e rrezikshme

Një fitore e “po”-së në referendumin për pavarësi të Skocisë do të jetë burim pasigurish ekonomike dhe mund të sjellë regime negative në tregje, vlerësoi të entjen Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Një nga efektet kryesore të menjëhershme është pasiguria mbi tranzicionin në situatën monetare, financiare dhe buxhetore, që janë të ndryshme në Skoci”, deklaroi zëdhënësi i FMN-së, Bil Mërrek, gjatë një konference për shtyp.

“Kjo pasiguri mund të krijojë reagime negative në tregjet e investimeve afatshkurtra”, shtoi ai.

Skocezët do të votojnë më 18 shtator në një referendum, që mund të sjellë pavarësinë e këtij rajoni autonom të bashkuar me Britaninë e Madhe, pesha ekonomike e të cilit është e krahasueshme me atë të Finlandës apo Irlandës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme