Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kina e interesuar për autostradën Shqipëri-Maqedoni

Kreu i qeverisë kineze Li Keqiang në një takim që pati me homologun Rama tha se përkrah pjesëmarrjen e kompanive kineze në ndërtimin e infrastrukturës shqiptare, veçanërisht në ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë, për të arritur suk

Kina e interesuar për autostradën Shqipëri-Maqedoni

Kina dhe Shqipëria kanë perspektiva të gjera bashkëpunimi në fushën e energjetikës, të industrisë minerare, bujqësisë apo edhe infrastrukturës”, deklaroi Kryeministri kinez Li Keqiang në takimin e zhvilluar sot me Kryeministrin Edi Rama.

Kreu i Ekzekutivit shqiptar po zhvillon një vizitë dy ditore në Pekin për të marrë pjesë në Forumin Veror të Davosit në Tianjin të Kinës Veriore.

Sikurse bën të ditur edhe Radio e Jashtme e Kinës, Li Keqiang u shpreh në takim se Kina i kushton vëmendje të madhe miqësisë tradicionale me Shqipërinë.

Kreu i qeverisë kineze theksoi se Kina është e gatshme të importojë më shumë produkte cilësore bujqësore dhe minerare nga Shqipëria dhe përkrah pjesëmarrjen e kompanive kineze në ndërtimin e infrastrukturës shqiptare, veçanërisht në ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë, për të arritur sukses në realizimin e projekteve të mëdha mes dy vendeve.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh nga ana e tij se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pasur një zhvillim pozitiv dhe projektet përkatëse të bashkëpunimit janë realizuar në mënyrë të qëndrueshme.

Ai tha se Shqipëria dëshiron të thellojë miqësinë tradicionale me Kinën dhe të zgjerojë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella. Qeveria shqiptare i mirëprit kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri dhe do t’u ofrojë atyre lehtësi. Rama vuri në dukje po ashtu se bashkëpunimi i Kinës me vendet e Europës Qendrore e Lindore ka arritur rezultate pozitive dhe kërkoi forcimin e këtij bashkëpunimi, në të mirë të nxitjes së paqes e zhvillimit në këtë rajon.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme