Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BIST-100: Blerjet e huaja neto arrijnë në 1,7 miliardë dollarë

Bashkë me blerjet e muajit korrik investitorët e huaj që nga fillimi i vitit e këtej kanë realizuar gjithsej 1 miliardë e 686 milionë dollarë blerjes transaksionesh në Bursën e Stambollit (BIST 100).

BIST-100: Blerjet e huaja neto arrijnë në 1,7 miliardë dollarë

Blerjet neto që kanë bërë investitorët e huaj në Bursën e Stambollit janë rritur deri në 1,7 miliardë dollarë.

Sipas shifrave që ka publikuar Bursa e Stambollit investitorët e huaj në muajin korrik kanë bërë 504 milionë dollarë blerje neto. Bashkë me blerjet e muajit korrik investitorët e huaj që nga fillimi i vitit e këtej kanë realizuar gjithsej 1 miliardë e 686 milionë dollarë.

Indeksi 100 i Bursës së Stambollit (BIST 100) në blerjet neto – me mbështetjen edhe të investitorëve të huaj – ka regjistruar një rritje 4,67% në bazë mujore.

Transaksionet më të preferuara për blerje nga investitorët e huaj në muajin korrik kanë qenë përkatësisht ato të bankës “Akbank”, bankës “Garanti”, “Net Holding”, ndërmarrja e hekur-çelikut “Ereğli” dhe bankës publike “Halkbank”. Ndërsa transaksionet që janë shitur më shumë nga investitorët e huaj në Bursën e Stambollit gjatë muajit korrik kanë qenë përkatësisht ato kompanive “Pegasus”, “Tekfen Holding”, fabrikës së automobilave “Tofaş”, kompanisë “Enka İnşaat” dhe bankës “Asya Katılım”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme