Franca kërkon ndihmën e Gjermanisë për rritjen ekonomike

Presidenti francez, François Hollande i bëri thirrje Gjermanisë së kancelares, Angela Merkel për një mbështetje më të madhe për rritjen ekonomike dhe përfshirjen në politikat e jashtme.

Franca kërkon ndihmën e Gjermanisë për rritjen ekonomike

“Ne nuk kërkojmë ndonjë privilegj nga Gjermania, por një mbështetje më të fortë për rritjen”, tha Hollande në një intervistë për gazetën franceze ”Le Monde”.

Hollande gjithashtu këmbëngul mbi nevojën e një Gjermanie më të pranishme në skenën botërore.
“Ne kemi vënë në vend reformat, por ritmi i përpjekjeve për të ulur deficitin gjithashtu varet nga rritja”, tha Hollande duke shtuar se ”ne nuk kërkojmë ndonjë privilegj nga Gjermania, por një mbështetje më të fortë të rritjes”.

“Suficiti tregtar i saj dhe gjendja financiare e lejojnë që të investojë më shumë. Dhe Gjermania mund të japë një shërbim më të mirë në Francë dhe në Evropë”, theksoi Hollande.

I intervistuar në kuadër të festimeve të djeshme me presidentin gjerman Joachim Gauck për të përkujtuar shpalljen e luftës që Gjermania i bëri Francës gjatë Luftës së Parë Botërore, Hollande gjithashtu theksoi se në Evropë sot ekziston një rrezik i vërtetë deflacioni.
“Në Francë, inflacioni nuk ka qenë kaq i ulët, në qoftë se një rritje e dobët peshon mbi të ardhurat nga taksat, edhe një inflacion i dobët ka pasoja negative buxhetore si në të ardhurat ose borxhet. Shumë do të varet nga niveli i euros që ka rënë në ditët e fundit”, deklaroi presidenti francez, François Hollande në një intervistë për gazetën ”Le Monde”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme