Bryant takohet me fansat në pavionin e THY në panairin GBTA

THY, sponsorizuesja “gold” e panairit Global Business Travel Association (GBTA) në SHBA mirëpriti në pavionin e saj yllin e NBA-së, aktorin që luan në reklamën e kësaj kompanie, Kobe Bryant.

Bryant takohet me fansat në pavionin e THY në panairin GBTA

THY realizon takimin e Bryant me adhuruesit

Kompania e mirënjohur ajrore turke THY, pjesëmarrëse në Global Business Travel Association, që është kongresi dhe panairi më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për udhëtimet me qëllim biznesi, mirëpriti në pavionin e saj yllin e NBA-së, aktorin që luan në reklamën e kësaj kompanie, Kobe Bryant, i cili ishte edhe një nga emrat që ngjalli më shumë interes tek vizitorët e panairit.

Ylli i NBA-së, Kobe Bryant gjatë vizitës që bëri në stendën e kompanisë turke të udhëtimeve me avion THY bëri fotografi “selfie” me 15 pjesëmarrës të përcaktuar me short. Adhuruesve me fat kompania THY u dhuroi nga një fotografi me nënshkrimin e Kobe Bryant.

Sipas përfundimeve të anketës së kompanisë Skytrax realizuar me pasagjerët shoqëria turke e fluturimeve THY këtë vit është zgjedhur për katërtën herë “Kompania Ajrore më e Mirë e Evropës”.

Në panairin e sivjetmë Global Business Travel Association (GBTA), ku mbi 400 ndërmarrje e firma të ndryshme nga sektori i industrisë së udhëtimit prezantojnë shërbimet dhe të rejat e fundit teknologjike, kompania turke THY mori pjesë si “sponsorizues i artë”.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme