Turqia humbet mbi dy miliardë dollarë për shkak të krizës në Ira

Iraku është tregu i dytë për eksportin e mallrave turke dhe këtë vit eksporti i mallrave nga Turqia në këtë vend vetëm gjatë muajit qershori është ulur me 19,3 për qind.

Turqia humbet mbi dy miliardë dollarë për shkak të krizës në Ira

Lufta në Irak do t’i kushtojë Turqisë rreth 2,5 miliardë dollarë humbje gjatë këtij viti, por në plan afatgjatë efekti nga këto humbje do të ishte i parëndësishëm, vetëm nëse gjendja nuk përkeqësohet në mënyrë dramatike, vlerësojnë ekspertë ekonomikë turq.

Iraku është tregu i dytë për eksportin e mallrave turke dhe këtë vit eksporti i mallrave nga Turqia në këtë vend vetëm gjatë muajit qershori është ulur me 19,3 për qind, thënë ndryshe 745 milionë dollarë.

“Nëse konflikti nuk rritet në luftë të vërtetë, dëmi do të kufizohet në rreth dy miliardë dollarë, që nuk mund të mbulohet lehtë duke pasur parasysh se eksporti i përgjithshëm turistik turk arrin 166 miliardë dollarë”, thotë ekonomistët turq.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme