Fillon udhëtimet e para treni i shpejtë Ankara-Stamboll

Ka filluar udhëtimet e para të rregullta treni me shpejtësi të lartë ndërmjet Ankara-Stamboll duke bërë realitet një ëndërr 70-vjeçare.

Fillon udhëtimet e para treni i shpejtë Ankara-Stamboll

Kur linja të jetë integruar me tunelin “Marmaray” do të jetë i mundur transporti i pandërprerë i pasagjerëve nga Azia për në Evropë.

Projekti nuk do të shkurtojë vetëm kohën e udhëtimit ndërmjet dy qyteteve, por njëherësh do të kontribuojë me vlerë të shtuar në shumë fusha, duke filluar që nga ekonomia e deri në jetën sociale dhe kulturore.

Treni me shpejtësi të lartë nuk do të lidhë brenda një kohe të shkurtër me njëri-tjetrin kryeqytetin e vjetër dhe të ri të vendit, por do të hapë edhe një korridor të ri hekurudhor me shpejtësi të lartë në itinerarin modern të Hekurudhës së Mëndafshit.

Për çmimet e udhëtimit do të aplikohet një politikë fleksibële

Setet e trenit me shpejtësi të lartë që do të punojnë në linjën e re hekurudhore Ankara-Stamboll do të përbëhen nga 6 vagonë me kapacitet 409+2 udhëtarë.

Në këtë linjë hekurudhore do të zbatohet politika e çmimit

Politika që do të aplikohet në këtë linjë për çmimin e udhëtimit do të jetë fleksibël. Çmimet e biletës pritet të publikohen nga Kryeministri Erdoan. Kur linja të fillojë të punojë me kapacitet të plotë në ditë dhe orë të caktuar atë ditës bileta do të ketë një çmim më të lirë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme