Banka Botërore nuk e shikon si rivale bankën e BRICS-ut

Banka e Zhvillimit e themeluar nga vendet e BRICS-it, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut është rivalja më serioze e Bankës Botërore.

Banka Botërore nuk e shikon si rivale bankën e BRICS-ut

Banka e Zvillimit e vendeve të BRICS-it është alternativa më e madhe e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Drejtorit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ju drejtua pyetja nëse e shohin Bankën e Zhvillimit si një kundërshtar apo jo.

Kjo pyetje ishte domethënëse pasi u drejtua pas nënshkrimit me Indinë të marrëveshjes së kredisë në Nju-Delhi për zhvillimin e infrastrukturës.

Ne ndjejmë konkurrencë vetëm në një çështje, dhe ajo është lufta me urinë dhe varfërinë si dhe ndarja e të ardhurave. Për këtë arsye, e njëjta përpjekje që do të bëhej nga çfarëdolloj banke apo institucioni neve na bën të lumtur” tha kreu i Bankës botërore, Jim Yong Kim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme