Turqia rritet pa pushim në sektorin e transportit ajror

Numri i pasagjerëve në gjysmën e parë të vitit 2014 shkon deri në 75 milion, ku pjesën më të madhe të kësaj rritje e përballojnë aeroportet e Stambollit, Antalias dhe Izmirit.

Turqia rritet pa pushim në sektorin e transportit ajror

Sektori i transportit ajror po përjeton epokën e artë. Sektori ka shënuar rrite të vazhdueshme në gjysmën e parë të vitit dhe ka regjistruar një shifër rekord.

Në muajin e kaluar me avion udhëtuan 16 milion pasagjerë, ndërkohë që në gjysmën e parë të vitit ky numër i kaloi të 75 milionët.

Në 27 qershor rekordi u thye në Aeroportin e “Ataturkut” në Stamboll, kurse në 28 qershor u thye rekordi i tërë kohërave në Antalia.

Mendohet se numri i pasagjerëve që do të përdorin aeroportin “Adnan Menderes” në Izmir deri në fund të vitit do të arrijë në 11 milion pasagjerë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme