Kina rrit ndjeshëm ndihmat për vendet e huaja

Sipas një studimi të qeverisë kineze, mes viteve 2010-11, Kina ka shpenzuar rreth 90 miliard jenë (rreth 10,7 miliardë euro) për të ndihmuar vendet e huaja.

Kina rrit ndjeshëm ndihmat për vendet e huaja

Kjo shumë është rreth 0,06 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës, por shumë e ulët duke marrë parasysh shumën prej 0,7 për qind që kërkojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Pjesa më e madhe që marrin ndihma nga Kina janë 51 vende në Afrikë, 30 në Azi, 19 në Amerikën Latine, 12 në Evropë dhe nëntë në zonën e Oqeanisë.

Pjesa më e madhe e ndihmave, 55 për qind shkojnë në projekte për infrastrukturën, të mëdha apo të mesme, dhurata janë 36,2 për qind e totalit dhe kredi me interes zero janë 8,1 për qind.

Pekini argumenton se masat e ndërmarra nga Kina nuk kushtëzohen nga konsiderata politike dhe me të vërtetë do të vazhdojë të ndjekë një politikën e mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të të tjerëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme