Italia e gatshme të mbështesë dialogun Rusi-BE për gazsjellësin

Italia është e gatshme të mbështesë dialogun e energjisë midis BE-së dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit ”South Stream”, i projektuar për të siguruar gazin rus në Evropë duke anashkaluar Ukrainën.

Italia e gatshme të mbështesë dialogun Rusi-BE për gazsjellësin

Italia është e gatshme të mbështesë dialogun e energjisë midis BE-së dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit ”South Stream”, i projektuar për të siguruar gazin rus në Evropë duke anashkaluar Ukrainën, ritheksoi në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, Itar-Tass, ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini.

”Për Italinë ‘South Stream’-i ka qenë gjithmonë një projekt strategjik i rëndësishëm sepse ndihmon për të diversifikuar rrugët për furnizimin me gazin rus, për forcimin e sigurimit të energjisë për Italinë dhe për Bashkimin Evropian”, deklaroi Mogherini.

“South Stream’-i duhet respektuar dhe ne jemi të gatshëm për të punuar për promovimin e dialogut mes Rusisë dhe BE-së lidhur me këtë”, shtoi ajo.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme