Turqi – Indeksi i prodhimit industrial vazhdon të rritet

Sipas shifrave që ka publikuar Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike në krahasim të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm ka shënuar një rritje prej 3,3%.

Turqi – Indeksi i prodhimit industrial vazhdon të rritet

Indeksi i prodhimit industrial në muajin maj u rrit me 3,3%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi shifrat në lidhje me indeksin e prodhimit industrial për muajin maj 2014.

Sipas kësaj prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike në krahasim të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm ka shënuar një rritje prej 3,3%.

Kurse prodhimi i korrigjuar nga ndikimet sezonale dhe kalendarike në krahasim me muajin e mëparshëm është ulur me 1%.

Rënia më e madhe në grupet kryesore të industrisë është regjistruar në prodhimin e mallrave kapitale.

Në industrinë e prodhimit rritja më e lartë është shënuar në produktet e duhanit, kurse rënia më e madhe është regjistruar në prodhimin e mjeteve të transportit.

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi në vlerësimin që u bëri shifrave të prodhimit industrial për muajin maj tha: “Realizimet janë pak më të ulëta se sa pritshmëritë, por po ti krahasojmë me mesataren botërore, shifrat janë të suksesshme”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme