Inflacioni vjetor i Turqisë në qershor 2014: 9,16 për qind

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi sot të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Konsumatorit dhe Indeksit të Çmimeve të Prodhuesit Brenda Vendit për muajin qershor.

Inflacioni vjetor i Turqisë në qershor 2014: 9,16 për qind

Sipas raportit të TUIK-ut, inflacioni vjetor për periudhën qershor 2013 – qershor 2014 ka regjistruar rritje me 8,31 për qind në çmimet e konsumatorit dhe 9,03 për qind në çmimet e prodhuesit brenda vendit.

Në bazë mujore, Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit dhe Indeksi i Çmimeve të Prodhuesit Brenda Vendit janë rritur përkatësisht me 0,31 dhe 0,06 për qind. Kurse në bazë vjetore, inflacioni ka shënuar rritje me 9,16 për qind në çmimet e konsumatorit dhe 9,75 për qind në çmimet e prodhuesit brenda vendit.

Sakaq, në muajin maj 2014, Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit ishte rritur me 0,4 për qind, ndërsa Indeksi i Çmimeve të Prodhuesit Brenda Vendit kishte rënë me 0,52 për qind. Kurse inflacioni vjetor ishte realizuar me 9,66 për qind në çmimet e konsumatorit dhe 11,28 për qind në çmimet e prodhuesit brenda vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme