Vazhdon fuqizimi i industrisë turke të mbrojtjes

ASELSAN, një nga kompanitë lokomotivë të industrisë turke të mbrojtjes ka nënshkruar me një klient të huaj një kontratë prej 19 milion e 295 mijë dollarëshe.

Vazhdon fuqizimi i industrisë turke të mbrojtjes

Vazhdon të fuqizohet çdo ditë e më shumë kompania ASELSAN, një nga korporatat lokomotivë të industrisë turke të mbrojtjes.

Kompania ka nënshkruar një kontratë prej 19 milion e 295 mijë dollarë me një klient të huaj për shitjen e pajisjeve pamore të natës.

Pajisjet elektronike dhe optike ASELSAN i prodhon në kompleksin që ka në lagjen Akyurt të Ankara-së.

Prioritet kryesor ajo ka sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura turke dhe ndërkohë që ushtria turke përdor pajisjet e kësaj kompanie, rritet edhe interesi që tregojnë ushtritë e huaja ndaj këtyre produkteve.

Me një klient të huaj që preferon të ruajë anonimitetin kompania ASELSAN ka nënshkruar një kontratë me vlerë 19 milion e 295 mijë dollarë për pajisje që sigurojnë shikim të rregullt edhe në kushtet e natës.

Një pjesë e porosisë do të jetë gati brenda 1 viti, ndërsa pjesa tjetër do të dorëzohet vitin e ardhshëm.

Së bashku me këto kontrata, ASELSAN, gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka arritur të realizojë një eksport që kap shifrën 70 milion e 373 mijë dollarë.

Në Turqi ASELSAN renditet i 35-i në listë ndërmjet 500 kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e industrisë, kurse në industrinë e mbrojtëse ajo vazhdon të mbajë vendin e parë prej shume vitesh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme