Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Nënshkruhet kontrata për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës, dhe kosorciumit fitues Bechtel&Enka sot u nënshkrua kontrata për ndërtimin e autostradës së re Prishtinë-Hani i Elezit (kufiri me Maqedoninë), Rruga 6.

Nënshkruhet kontrata për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Për më shumë se dy vite është punuar intensivisht nga Komiteti Drejtues, zyrtarë dhe ekspertë të shumtë dhe janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore e administrative për të siguruar transparencë të plotë dhe për të arritur një kontratë sa më të favorshme ekonomike për një projekt kaq të rëndësishëm për vendin.

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se Projekti i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit do te realizohet bazuar ne standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorway Standards) dhe ka një çmim Fiks (Lump Sum) prej 599,944,263.54 Euro. Vlerëson se kjo është kontrata me e mirë dhe më e favorshme e arritur në rajon.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme