Greqi - Sturnaras emërohet guvernator i Bankës Qendrore

Me 10 vota pro, shtatë kundër dhe një abstenim, komisioni parlamentar përkatës i parlamentit grek miratoi sot emërimin e Janis Sturnarasit, ish-ministër i Financave, në postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Greqisë.

Greqi - Sturnaras emërohet guvernator i Bankës Qendrore

Në favor të Sturnarasit votuan dy partitë, që mbështesin qeverinë greke, konservatorët e ”Demokracisë së re” dhe socialistët e PASOK-ut; ndërkohë që kundër votuan partia e majtë radikale, njëkohësisht partia më e madhe e opozitës greke, SYRIZA, partia filonaziste ”Agimi i artë” dhe Paria Komuniste Greke (KKE). Deputeti i së Majtës Demokratike abstenoi.

Sturnaras është guvernatori i 17-të i Bankës Qendrore greke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme