Uashingtoni zhbllokoi 572 milionë dollarë ndihmë për Egjiptin

SHBA-ja zhbllokoi një ndihmë prej 572 milionë dollarë për Egjiptin pasi mori miratimin e Kongresit, njoftuan sot përgjegjës amerikanë me rastin e vizitës surprizë në Kajro të sekretarit amerikan të shteti John Kerry.

Uashingtoni zhbllokoi 572 milionë dollarë ndihmë për Egjiptin

Ky këst përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të ndihmës amerikane ndaj aleatit të saj të madh arab, prej 1,5 miliardë dollarë, ku rreth 1,3 miliardë do të jenë në ndihmë ushtarake, të cilat u bllokuan në tetor.

Administrata amerikane e kushtëzon Kajron për kryerjen e reformave demokratike pas shkarkimit dhe arrestimit nga ushtria në korrik 2013 të presidentit islamik Muhamed Mursi, shefi i parë i shtetit i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend.

Në prill, përgjegjës amerikanë kishin deklaruar rifillimin e ndihmës që parashikohej, kryesisht dhënia e 10 helikopterëve të tipit Apachi për të mbështetur ushtrinë egjiptiane që përballet me sulme gati të përditshme nga xhihadistët islamikë në gadishullin e Sinait.

Por 10 helikopterët janë ende në SHBA, theksuan sot këta përgjegjës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme