Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Gabriel: Gjermanisë i nevojitet më shumë kohë për uljen e borxhit

Gjermania gjithashtu ka nevojë për kohë për të reduktuar borxhin e saj, nënvizoi sot ministri i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari socialdemokrat gjerman, Sigmar Gabriel, i cili mbështet një modifikim të rregullave evropiane për reduktimin e deficiteve publike.

Gabriel: Gjermanisë i nevojitet më shumë kohë për uljen e borxhit

“Unë mbështes me shumë ndershmëri këtë debat: Ne, gjermanët, jemi sot më mirë se shumë vende të tjera, sepse ne kemi realizuar një program të ashpër reformash nën drejtimin e ish-kancelarit, Gerhard Schröder. Por ne kemi nevojë për më shumë kohë për të reduktuar deficitin publik”, deklaroi Gabriel për të përditshmen popullore, ”Bild”.

Në vizitë në Francë, përkrah homologut Arnaud Montebourg, Sigmar Gabriel u shpreh për t’i dhënë më shumë kohë vendeve që kanë vendosur të ndërmarrin reforma dhe përmendi mundësinë për të mos përfshirë kostot nga reformat në llogaritjet e pragut të deficitit publik lejuar në zonën euro, vetëm tre për qind të PBB-së.

“Gjermania nuk duhet të përsërisë gabimet e bëra në vitin 2003 kur rregullat buxhetore nuk ishin shumë të ashpra”, deklaroi për gazetën rajonale "Rheinischer Post", Steffen Kampeter, sekretari i Shtetit për Financat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme