"Standard and Poor’s" lavdëron sektorin bankar turk

Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive Standard & Poor’s (S&P) ka bërë vlerësimin se “sektori i qëndrueshëm bankar në Turqi është i aftë tu bëjë ballë risqeve që burojnë nga luhatja e çmimeve”.

84192
"Standard and Poor’s" lavdëron sektorin bankar turk

Në raportin mbi “Vlerësimin e Riskut të Industrisë Bankare Turke” S&P vë në dukje se në Turqi ekziston një borxh i moderuar që rëndon mbi njësitë familjare dhe shoqëritë tregtare, ndërsa nënvizon se rregullimi i sistemit bankar në Turqi në krahasim me ekonomitë e tjera në zhvillim është në një gjendje më të mirë në çështjet që kanë të bëjnë me auditimin dhe menaxhimin.

Si pika të dobëta të sektorit bankar turk agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive S&P veçon nivelin e ulët të kursimeve në Turqi, tendencën për të marrë borxhe afatshkurtra në valutë dhe në raporte të mëdha si dhe mos-qenia e tregut të huamarrjes në një nivel të kënaqshëm zhvillimi.

Risqet ekonomike të Turqisë raporti në fjalë i vlerëson si negative. “Kjo reflekton opinionin tonë se probabiliteti që ekonomia e Turqisë të përjetojë një rënie të fortë është 1/3. Në rast të krijimit të një situate të tillë, sipas mendimit tonë, financimi publik dhe sistemi bankar turk mund të krijojnë presion mbi cilësinë ekzistuese. Përgjatë dy viteve të ardhshme ne e shikojmë si të pamundur mundësinë e reduktimit të risqeve ekonomike për shkak kjo të ardhurave kombëtare për frymë, parashikimeve të moderuara për rritjen ekonomike, risqet e brendshme politike në rritje dhe për arsye të deficitit të lartë primar në buxhet”, vijon raporti i agjencisë ndërkombëtare të klasifikimit të kredive Standard & Poor’s (S&P).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme