THY fillon fluturimet Stamboll-Varna

Pas Kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje, nga Stambolli kanë filluar fluturimet drejt Varna, qendër turistike e këtij vendi.

80253
THY fillon fluturimet Stamboll-Varna

Linjat Ajrore Turke zgjerojnë rrjetën e fluturime ndërkombëtare.

Pas Kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje, nga Stambolli kanë filluar fluturimet direkte drejt Varna, qendër turistike e këtij vendi.

Avioni i Linjave Ajrore Turke (THY) që realizoi fluturimin e parë nga Stambolli me destinacion Varnën u prit në aeroport nga banda muzikore e qytetit.

Pasagjerëve gjatë udhëtimit u qerasën me bukën tradicionale të Bullgarisë. Prefekti i Varna-s, Ivan Portnih, tha se fillimi i fluturimeve në qytet të një prej kompanive më të mëdha ajrore të botës, do të japin një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik dhe të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Me fluturimet drejt këtij qyteti, numri i fluturimeve të Linjave Ajrore Turke (THY) në botë është rritur në 252.

Varna, një qytet i Bullgarisë i ngritur në breg të Detit të Zi, krahas të qenit një qendër turizmi, njihet si dhe një nga qytet universitare që preferohet për studime nga të rinjtë e shteteve përreth.

Nga Stambolli drejt Varnës dhe anasjelltas në javë do të ketë katër fluturime të rregullta.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme