Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve regjistrojnë rritje

Çmimet e ushqimeve në gjithë globin janë regjistruar në rritje për herë të parë që prej dy vjetesh, veçanërisht nën efektin e krizës në Ukrainë, theksoi të enjten Banka Botërore (BB).

Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve regjistrojnë rritje

Mes muajit janar dhe prill, çmimet botërore u rritën me katër për qind duke lënë pas rënien me tre për qind, që ishte regjistruar tremujorin e mëparshëm”, shkruan Banka Botërore në raportin e saj.

Rritja e çmimeve është veçanërisht e ndjeshme për grurin (18 për qind), sheqerin (13 për qind) dhe misrin (12 për qind).

“Rritja e pasigurisë meteorologjike dhe kërkesa e importeve gjithashtu, pasiguritë lidhur me situatën në Ukrainë shpjegojnë një pjesë të madhe të rritjes së çmimeve”, theksoi BB-ja.

Në mes të një krize të thellë politike dhe ekonomike, Ukraina, eksportuesja e tretë botërore e misrit dhe e gjashta e grurit, regjistroi rritjet më të jashtëzakonshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme