Domotex, panairi më i madh i tapeteve hapet në Gaziantep

Me pjesëmarrjen e 159 firmave turke dhe të huaja në qytetin e Gaziantepit është hapur panairi i Domotex-it, panairi më i madh në botë i prodhimit të tapeteve me makineri.

Domotex, panairi më i madh i tapeteve hapet në Gaziantep

Përfaqësuesit e sektorit të tapeteve janë takuar në Gaziantep, ku është hapur panairi më i madh në botë i prodhimit të tapeteve me makineri.

Rrethi i Gaziantepit në Turqi siguron 57% të prodhimit të tapeteve në botë.

Gaziantepi është qendra e prodhimit të tapeteve me makineri. Këto ditë qyteti mirëpret panairin më të madh në botë në këtë fushë, Domotex.

Në panair marrin pjesë 159 kompani vendase dhe të huaja, të cilat kanë mundësinë të ekspozojnë prodhimet e tyre.

Interesi më i madh tregohet për tapetet tredimensionale, ato me motive ‘ebru’-je apo me teknologjinë nano, pasi këto lloj tapetesh nuk mbajnë njolla ose pluhura.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme