Situata në Ukrainë rrit çmimet e naftës në Azi

Çmimi i naftës, i asaj Brent në mënyrë të veçantë, ka regjistruar rritje sot në mëngjes në Azi, mbështetur nga degradimi i situatës në Ukrainë duke rritur frikën për një ndërprerje të furnizimeve me gazin rus.

Situata në Ukrainë rrit çmimet e naftës në Azi

Një fuçi naftë “light sweet crude” (WTI) për livrim në muajin korrik është rritur me dy cent duke arritur në 104,37 dollarë dhe një fuçi naftë Brent nga Deti i Veriut u rrit me 23 cent duke arritur në 110,55 dollarë.

Dje, pas zgjedhjes së miliarderit pro-perëndimor, Petro Poroshenko si president i Ukrainës, ushtria ukrainase ndërmori një luftë me helikopterë dhe parashutistë në përpjekje për të rimarrë kontrollin e aeroportit të Donjeckut, në lindje, pushtuar nga separatistët prorusë.

Poroshenko, shpallur zyrtarisht presidenti i ri i Ukrainës me më shumë se 54 për qind të votave, premtoi se nuk do të lejonte kurrë kryengritësit, të cilët i quajti terroristë, të trasformonin rajonin rebel të Donbasit në Somali.

“Presidenti i ri po merr vendime të shpejta për t’i dhënë fund veprimeve rebele”, deklaroi Desmond Chua, analist në CMC Markets në Singapor.

“Kjo mund të ngjallë një reagim të Rusisë (…) dhe një përkeqësim tjetër të tensioneve”, shtoi ai.

Operatorët i tremben një përkeqësimi të situtaës që mund të shkaktojë në një luftë civile në Ukrainë, vend nëpërmjet të cilit tranzitohet një e katërta e importeve evropiane të gazit rus.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme